Lama: Në arenën ndërkombëtare, Kosova po shihet si shtet jofunksional

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje ishte e panevojshme dhe se kompromisi politik do të nevojitet edhe pas tyre. Sipas saj, si zgjedhjet e 28 shkurtit edhe ato të 7 qershorit do të jenë humbje për Kosovën, duke ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik, miratimin e ligjeve, financat dhe…

Lajme

16/05/2026 19:20

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje ishte e panevojshme dhe se kompromisi politik do të nevojitet edhe pas tyre.

Sipas saj, si zgjedhjet e 28 shkurtit edhe ato të 7 qershorit do të jenë humbje për Kosovën, duke ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik, miratimin e ligjeve, financat dhe përfitimin në kohë të ndihmave nga Bashkimi Evropian.

Në një deklaratë në emisionin “Info Magazinë” në Klan Kosova, Alma Lama tha se mungesa e kompromisit po dëmton besimin e qytetarëve në institucione dhe po ndikon negativisht edhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

Sipas saj, Kosova po perceptohet si një shtet jofunksional.

“Shkuarja në zgjedhje tani që ishte krejt e panevojshme, sepse kompromisi do të nevojitet edhe pas zgjedhjeve, dhe do të duhej të ishte gjetur vjet. Zgjedhjet e 28 shkurtit dhe tani të 7 qershorit kanë qenë të panevojshme dhe kjo për Kosovën do të thotë humbje e madhe. Sa i përket zhvillimit, ekonomisë së Kosovës, ligjeve që presin për t’u miratuar, financave, ndihmave të BE-së që Kosova nuk do të përfitojë në kohë”.

“Në të gjitha aspektet është humbje për Kosovën. Pastaj mungesa e kompromisit po e dëmton Kosovën në mënyrë të pakthyeshme, po dëmton besimin e qytetarëve ne institucione, dhe po dëmton edhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kosova po perceptohet si një shet jofunksional”, tha ajo.