LAJMI I FUNDIT: Përparim Islami transferohet te Drita
Drita ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Përparim Islami.

Sport
Islami ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me nënkampionin e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
“RRUKI është bardh e kaltër!
Përparim Islami i njohur si RRUKI është afrimi ynë i parë për këtë vit.
Njëri prej mbrojtësve më të mirë i krahut të djathtë mes shumë ofertash ka zgjedhur klubin tonë.
Islami do të jetë pjesë e klubit për dy vitet e ardhshme dhe do të jetë një forcë shtesë në kampionat dhe në garat europiane të cilat do të zhvillohen në muajin korrik!
Islami në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Feronikeli.
Mirë se vjen Përparim Islami”, shkruhet në komunikatë.
Kujtojmë, se Islami ka fituar të gjithë titujt me Feronikelin./Lajmi.net/