Lajmi i fundit: Araujo tani është jashtë rrezikut për jetë

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, i ka shpëtuar një gjendjeje të rrezikshme që e la pa ndjenja disa çaste në fushën e lojës.

Sport

10/05/2022 23:46

Po zhvillohej ndeshja ndaj Celta Vigos, kur mbrojtësi, pas një përplasjeje kokë me kokë me një nga bashkëlojtarët, pasi bëri disa hapa, humbi ndjenjat duke rënë përtokë.

Futbollisti u dërgua drejt në emergjencë pasi gjendja e tij shëndetësore u konsiderua serioze.

 

Pas ekzaminimeve të bëra, ai është jashtë rrezikut për jetë dhe situata me të është nën kontroll nga mjekët.

Aktualisht lojtari është ende në spital, por që mjekët thonë se nuk ka ndonjë gjë serioze tanimë. /Lajmi.net/