Lajmërohet Negelsmann, tregon nëse po bëhet trajner i Bayernit

Bayern Munich u eliminua nga Liga e Kampionëve mbrëmë pasi PSG bëri hakmarrje për humbjen në finalen e vitit të kaluar, një rezultat që zakonisht vjen me pasoja në “Bavari”.

Sport

14/04/2021 19:14

Raportet e fundit sugjerojnë që menaxheri aktual Hansi Flick do të zëvendësojë Joachim Loë si trajner i kombëtares gjermane. Nëse kjo do të ndodhë, Mynihu do të jetë në kërkim të një menaxheri të ri dhe Julian Nagelsmann i RB Leipzig mund të jetë emri i parë për këtë punë.

Ai megjithatë ka dalë sot dhe është distancuar nga thashethemet që ish-legjenda fituese e klubit dhe Kupës së Botës Lothar Matthaus kishte sugjeruar, përcjell KosovaPress.

“Nuk jam dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtuesit e Bayernit”, ka thënë Negelsman.

33 vjeçari ka të ngjarë të jetë shumë i kërkuar nëse vendos të largohet nga RB Leipzig kur kontrata e tij mbaron pas dy viteve. Ai është në listën e Tottenhamit nëse largohet Jose Mourinho.