Lajme të tmerrshme për Realin, Ramos humb “El Clasicon” dhe dy ndeshjet ndaj Liverpoolit

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka pësuar lëndim muskulor.

Sport

01/04/2021 16:18

Pavarësisht që sapo është kthyer nga lëndimi dhe zhvilloi vetëm katër minuta ndaj Kosovës, spanjolli ka pësuar lëndim në muskuj, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave spanjolle, ky lëndim Ramosin do ta mbajë jashtë fushe për plotë një muaj e gjysmë.

Kjo nënkupton që Ramos të humbas “El Clasicon” dhe dy ndeshjet në çerekfinale ndaj Liverpoolit.

Kjo do jetë vërtetë mungesë e madhe për Real Madridin duke marrë parasysh se në vitet e fundit kur spanjolli ka munguar, gjiganti spanjoll është eliminuar nga Liga e Kampionëve./Lajmi.net/