Lajm katastrofë për Kosovën: Amir Rrahmani pëson lëndim të rëndë, do të mungoj kundër Sllovakisë në mars
Kombëtarja e Kosovës dhe Napoli kanë marr një lajm tejet të keq. Mbrojtësi, Amir Rrahmani kë pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit kundër Rmoës dhe pritet të mungoj deri në pjesën e fundit të sezonit, transmeton lajmi.net. Sipas testeve të bëra sot, Rrahmani ka këputje të shkallës së lartë në bicepsit femoral të kofshës…
Sport
Kombëtarja e Kosovës dhe Napoli kanë marr një lajm tejet të keq.
Mbrojtësi, Amir Rrahmani kë pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit kundër Rmoës dhe pritet të mungoj deri në pjesën e fundit të sezonit, transmeton lajmi.net.
Sipas testeve të bëra sot, Rrahmani ka këputje të shkallës së lartë në bicepsit femoral të kofshës së majtë. Ai pritet të mungoj 8 deri në 10 javë.
Me këtë rast, Kosova nuk do ta ketë në dispozicion Rrahmanin me 26 mars kundër Sllovakisë, në gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Botëror.
Në rast se kualifikohemi në finale kundër Turqisë ose Rumanisë, ndeshja zhvillohet me 31 mars në Prishtinë, ku Kosova s’do ta ketë në dispozicion kapitenin e saj./lajmi.net/