Lajm katastrofal për Kosovën para sfidës ndaj Kroacisë (FOTO)
Lajm shumë i keq për Kosovën para ndeshjes ndaj Kroacisë.
Sport
Mbrojtësi i Përfaqësueses, Loret Sadiku, e ka pësuar një lëndim të rëndë në kampionatin turk.
Ai është larguar nga fusha me barelë dhe pritet të mungojë më shumë se një muaj, përcjellë “Lajmi.net”.
Një mungesë e konsiderueshme kjo për Kosovën, pasi që ekipi i Albert Bunjakut ka probleme pikërisht në mbrojtje.