Lajm i mirë për Zidane, Rodrygo, Odriozola, Valverde dhe Marcelo rikthehen në stërvitje

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka marrë një lajm fantastik nga stërvitja e sotme.

Sport

27/02/2021 18:33

Në stërvitjen e sotme të mbajtur nga “Los Blancos”, bëhet e ditur se janë rikthyer katër lojtarë të rëndësishëm, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për Rodrygo goes, i cili ka munguar që tre muaj nga lëndimi. Po ashtu edhe Alvaro Odriozola, Federic Valverde dhe Marcelo Vieira janë rikthyer në stërvitjen e sotme.

Në ndeshjen ndaj Atalantas, Reali hyri me vetëm 12 lojtarë kryesorë, të tjerët ishin të gjithë nga Real Castilla.

Ky është një lajm tejet inkurajues për Zinedine Zidane para ndeshjes ndaj Real Sociedadit të hënën mbrëma./Lajmi.net/