Lajm i mirë për Realin, Varane del negativ në testin e COVID-19

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ka dal negativ në testin e COVID-19.

Sport

12/04/2021 22:09

Sipas gazetarit spanjoll të Cadena Ser, Javi Herraez, francezi në testin e parë ka dal negativ, ndërsa tani duhet të testohet edhe një herë negativ për të pasur të drejtën të luajë, transmeton lajmi.net.

Protokollet britanike gjithashtu e ndalojnë të stërvitet nëse nuk është në grup, andaj ai nuk do jetë në gjendje të udhëtojë me “Los Blancos” në Liverpool.

Sidoqoftë, nëse gjithçka shkon mirë, atëherë Varane do jetë i gatshëm që të përballet me Getafen.

Pas dy ditëve, Reali do përballet me Liverpoolin, derisa ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 3 – 1./Lajmi.net/