Lajm i mirë për Barcelonën, Kounde udhëton në Portugali për fazën para-sezonale me Sevillan

Kounde ka udhëtuar me skuadrën e Sevilla drejt Portugalisë për fazën para-sezonale, por ky është një lajm i mirë për Barcelonën.

Sport

21/07/2022 20:01

Barcelona është pas Jules Kounde tash e disa javë, por nuk po gjejnë dot marrëveshje me Sevilla për shumën e kartonit të lojtarit.

Chelsea ka interferuar në garë duke bindur skuadrën e Sevilla, por dëshira e lojtarit mbetet Barcelona. Tani, mbrojtësi ka udhëtuar me skuadrën e tij drejt Portugalisë. Ky shihet si një lajm i mirë për katalanët, përcjell lajmi.net.

Barca i ka kërkuar lojtarit të mos nxitohet me vendimin e tij dhe të pres një ofertë të re të Barcelonës, e cila skuadër do të bëjë një tjetër marrëveshje në fushën ekonomike këto ditë, për të përmirësuar situatën dhe rrjedhimisht ofertën.

Duket se vendimi i Kounde për të udhëtuar me Sevilla është një pritje për Barcelonën.

Katalanët do të kenë më shumë kohë për të bërë matematikat e tyre dhe për të nisur ofertën e përmirësuar. Kounde është dëshira kryesore e Xavi Hernandez. /Lajmi.net/