Lajm i madh për Marcelon, ftohet në skuadrën e Brazilit
Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo është ftuar në skuadrën e Kombëtares së Brazilit.
Sport
Marcelo, i cili ka qenë jashtë skuadrës së Brazilit, është ftuar përsëri nga trajneri Dunga, për të zëvendësuar të lënduarin, Filipe Luis.
Marcelo ka qenë jashtë skuadrës së Brazilit për ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Chevrolet Brasil Global Tour Friendlies.
Përndryshe, Brazili me 5 shtator takohet me Kosta Rikën teksa me 8 shtator përballet me skuadrën e Amerikës.