Lajm i frikshëm për Juventusin në lidhje me lëndimin e Demiral
Merih Demiral ka pësuar lëndim gjatë ndeshjes së Juventusit kundër Romës.
Sport
Lajm i keq për Juventusin.
Në minutën e 15-të të ndeshjes ndaj Romës është lënduar Merih Demiral.
Mbrojtësi turk u rrëzua keq në tokë gjatë një dueli ajror duke dhënë shenja të dhimbjes së madhe në gjurin e majtë, sa që Matthijs De Ligt u desh të inkuadrohej në vend të tij.
“Sky Sport” raporton se dyshimet fillestare janë se Demiral mund të ketë pësuar lëndim serioz në ligamentin kruciat, transmeton lajmi.net.
Ish mbrojtësi i Sassuolos sot do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore për të mësuar shkallën e lëndimit.
Kurse, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka deklaruar pas ndeshje se duket se Demiral ka pësuar lëndim serioz. /Lajmi.net/