Lajçak sot në Kosovë

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do qëndroj sot në Prishtinë. Kër e kanë konfirmuar për RTK-në të enjten burimet mirë të informuara në Bruksel. Arsyeja e vizitës së Lajçakut ka të bëjë më përgatitjet e organizimit të një takimi të mundshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë në nivel krynegociatorësh. Në…

Lajme

06/09/2024 08:25

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do qëndroj sot në Prishtinë. Kër e kanë konfirmuar për RTK-në të enjten burimet mirë të informuara në Bruksel.

Arsyeja e vizitës së Lajçakut ka të bëjë më përgatitjet e organizimit të një takimi të mundshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë në nivel krynegociatorësh.

Në këtë rrafsh ai, sipas të gjitha gjasave do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Vizitën në Prishtinë Lajçak e kishte paralajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale, ndonëse nuk kishte përmendur datë. Ai gjithashtu ka konfirmuar qëllimin e mbajtjes së një takimi ne nivel kryenegociatorësh. Kjo për Bashkimin Evropian në këtë moment konsiderohet prioritare, sidomos në dritë të ngjarjeve të fundit në veri.