Lajçak pas takimit me Kurtin në Nju Jork: U pajtuam se zbatimi i shpejtë i marrëveshjes s’ka alternativë
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin e sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Nju Jork. Ai në rrjetin social X ka shkruar se në takim është diskutuar për rrugën drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Ne ramë dakord se nuk ka alternativë për zbatimin…
Lajme
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin e sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Nju Jork.
Ai në rrjetin social X ka shkruar se në takim është diskutuar për rrugën drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne ramë dakord se nuk ka alternativë për zbatimin e shpejtë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar diplomati sllovak.
Kryeministri Kurti ka takuar sot në Nju Jork ndihmës sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit James O’Brien dhe emisarin Lajçak, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet në Kosovë, dialogun dhe bashkëpunimin rajonal para samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.
Kurti me këtë rast ritheksoi angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të marrëveshjes bazike dhe aneksin e saj që duhet të zbatohet e plotë.
I joined @StateEUR and DAS Kasanof for a meeting with Kosovo’s PM @albinkurti this morning to discuss the way forward. We agreed that there is no alternative to the swift implementation of the Agreement on the Path to Normalisation. pic.twitter.com/dQ6b1EPGv0
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 27, 2024