Lajçak mban takim në Paris, diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot ka qëndruar në Paris të Francës ku ka pasur një takim.

Lajme

25/01/2021 19:01

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak tha se në këtë takim është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Mënyrë e mrekullueshme për të filluar javën time në Paris. Ishte një mundësi e mirë që të tregojmë pikëpamjet tona në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë dhe vitin e ardhshëm. Unë jam shumë i lumtur që kam mbështetjen e fuqishme të bashkëbiseduesve francezë”, ka shkruar Lajçak. /Lajmi.net/