Lahm: Ky ishte gabimi i Bayernit

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka identifikuar gabimin e skuadrës së tij në humbjen 3:0 nga Barcelona në Camp Nou.

Sport

07/05/2015 09:08

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm u ankua në kolapsin e skuadrës së tij në periudhën e fundit të ndeshjes kundër Barcelonës.

Gjiganti bavarez u mbajt për 77 minuta në Camp Nou para se Lionel Messi të dalë në skenë duke shënuar dy dhe krijuar një tjetër për Neymarin në fitoren e vendasve me rezultat 3:0.

“Rezultati nuk është pasqyrë e drejtë. Ne luajtëm mirë për pjesën më të gjatë të ndeshjes. Pastaj ne i lejuam Barcelonës të shënojë tre gola në kundërsulm që është shumë e hidhur. Ne kishim raste, ata kishin raste, sigurisht. Por, ne ua lehtësuam atyre”, deklaroi Lahm për “ZDF”.

“Ju mund të humbni 1:0, por jo 3:0”, u shpreh ai.