Lagja “Xhemajli” në Keqekollë kërkon urë dhe rrugë të re (Foto)

Keqekolla e Prishtinës ka rreth 1300 banorë. Në lagjen “Xhemajli” të këtij fshati, ura e vjetër është dëmtuar dukshëm, ndërsa banorët po kanë telashe të punojnë edhe arat, pasi rruga që qon tek tokat e tyre është e dëmtuar.

Lajme

24/05/2017 10:45

Banorët i janë drejtuar Komunës së Prishtinës me një kërkesë për rregullimin e rrugës dytësore dhe ndërtimin e urës, shkruan lajmi.net.

“Ne banoret e lagjes “Xhemajli”  në Keqekolle, kërkojmë nga Komuna e Prishtinës rregullimin e rrugës që na lidh me arat punuese, si dhe shtëpive tona ne anën tjetër të lumit”, thuhet në kërkesën e banorëve e cila i është drejtuar Komunës në Platformen digjitale e që është përcjell edhe me një fotografi të gjendjes ekzistuese. /Lajmi.net/