Laci dhe Broja: Në Izrael vetëm tri pikë

Dy lojtarët e kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laci dhe Armando Broja, kanë folur në prag të ndeshjes ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve. Ndeshja luhet të shtunën më fillim nga ora 20:45, transmeton lajmi.net. “Po punojmë shumë mirë dhe jemi të gjithë gati për të shkuar në Izrael e për të fituar këtë ndeshje të…

Sport

22/09/2022 15:20

Dy lojtarët e kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laci dhe Armando Broja, kanë folur në prag të ndeshjes ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.

Ndeshja luhet të shtunën më fillim nga ora 20:45, transmeton lajmi.net.

“Po punojmë shumë mirë dhe jemi të gjithë gati për të shkuar në Izrael e për të fituar këtë ndeshje të rëndësishme. Të marrim tre pikët pasi qëllimi ynë është vendi i parë në grup. Të gjithë lojtarët janë përgatitur 100%, nga portieri te sulmuesi”, tha fillimisht Qazim Laçi.

Ndërkohë, Armando Broja përballjen ndaj Izraelit e konsideron të rëndësishme dhe në këtë sfidë kryejnë punë veç tri pike.

“Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. Duhet fitore dhe tre pikë për secilën nga ndeshjet dhe trajneri është ai që bën formacionin. Në stërvitje kemi pëgatitur disa skema për të fituar ndeshjen. Vetëm fitoren kemi në mendje dhe uroj që të marrim tri pikët”, përfundoi ai. /Lajmi.net/