Labinot Rexha reagon për rastin Edi-Jozi: Burrnia është me dalë vetë
Labinot Rexha ka reaguar për rastin Edi-Jozi, duke kritikuar përballjen në grup dhe duke e lidhur qëndrimin e tij me një koncept tradicional të burrërisë dhe të përballjes “sy më sy”. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Rexha shkruan se “burrnia nuk tregohet kur i del një njeriu me turmë”, duke theksuar se,…
ShowBiz
Labinot Rexha ka reaguar për rastin Edi-Jozi, duke kritikuar përballjen në grup dhe duke e lidhur qëndrimin e tij me një koncept tradicional të burrërisë dhe të përballjes “sy më sy”.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Rexha shkruan se “burrnia nuk tregohet kur i del një njeriu me turmë”, duke theksuar se, sipas tij, përballja duhet të jetë mes individësh dhe jo në një raport të pabarabartë.
Rexha përmend edhe Dukagjinin, duke thënë se aty “ka burra të besës e të fjalës” dhe se padrejtësia, sipas tij, nuk falet lehtë.
Në pjesën tjetër të reagimit, ai bën një krahasim me dhunën dhe masakrat e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftërave, duke përmendur Serbinë dhe vrasjet në grupe.
Postimi i tij vjen në kuadër të reagimeve që kanë pasuar rastin Edi-Jozi dhe ka nxitur diskutime rreth mënyrës së përballjes, përgjegjësisë dhe përdorimit të forcës në konflikte të tilla.