La Liga zbulon pesë raste pozitive në testet e para për COVID-19

Pesë raste pozitive për COVID-19 janë zbuluar në testet e para që janë bërë në La Liga.

Sport

08/05/2020 08:48

Në raundin e parë të testeve të bëra te skuadrat e La Ligas dhe Segunda Division, pesë lojtarë kanë dalë pozitiv ndaj COVID-19.

Sipas RAC1, këto raste vijnë nga tri ekipe të La Ligas, ndërsa dy të tjerë i përkasin një divizionit më poshtë, përcjell lajmi.net.

Duhet të theksohet se këto të dhëna janë të pjesshme, pasi La Liga duhet të marrë edhe disa teste të kryera ditën e enjte.

Në La Liga tashmë është llogaritur se kjo edhe mund të ndodh, duke parashikuar se mes 25 deri 30 lojtarë do të ishin pozitiv.

Pasi të jenë përfunduar të gjitha testet dhe të jenë njohur rezultatet, ekipet gradualisht do të kthehen në stërvitje.

Në fazën e parë ata do të stërviten individualisht, duke u kufizuar në gjashtë futbollistë që përkojnë në të njëjtin terren.

Testet për COVID-19 i ka bërë edhe skuadra e Barcelonës, dhe për fatin e mirë, asnjë futbollist nuk ka dalë pozitiv./Lajmi.net/