La Liga pritet të lejojë tifozët në stadiume për ndeshjet e fundit të sezonit

Sipas Cadena SER, La Liga po përgatitet për një rikthim të tifozëve në stadiume për javën e fundit të këtij edicionit.

Sport

27/04/2021 18:47

La Liga thuhet se do të lejojë vetëm 5000 tifozë për klub nëpër stadiume disa ditë para përfundimit të La Ligas, transmeton lajmi.net.

Gjendja Emergjente Spanjolle do të hiqet më 9 maj, nga e cila rezultohet se do të jetë koha kur tifozët do të lejohen të kthehen në stadiume.

Tifozët nuk janë lejuar të hyjnë në stadiume që nga marsi i vitit 2020.

Barcelona mund të luajë ndaj Celta Vigos me tifozët e tyre në stadium, derisa Real Madrid mund të luajë më 23 maj kundër Villarreal me tifozët e tyre të pranishëm./Lajmi.net/