La Liga 2017: Reali fitoi titullin pas gjysmë dekade
Gjiganti madrilen e përfundoi edicionin me 93 pikë, vetëm tri më shumë se Barcelona, që doli në pozitën e dytë.
Sport
Real Madridi u shpall kampion në ligën spanjolle për herë të parë që prej vitit 2012.
Gjiganti madrilen e përfundoi edicionin me 93 pikë, vetëm tri më shumë se Barcelona, që doli në pozitën e dytë.
Atletico Madridi zuri vendin e tretë me 78 pikë, kurse Sevilla në të katërtin me 72 sosh.
Kupa e Mbretit i takoi Barcelonës, që triumfoi 3:1 kundër Alavesit.
Ndërsa Superkupa u fitua nga Real Madridi.
Madrilienët korrën fitore të thellë me rezultat të përgjithshëm 5:1 kundër Barcelonës. /Lajmi.net/