Ky do të jetë asi i Nokia me Android
Version më i favorshëm i Nokia me Android duhet të jetë rreth 150 dollarë (141 euro), ndërsa me këtë shumë do të merrni një pajisje 5-inë (HD Full) me 2 GB RAM dhe procesor Snapdragon 430.

Auto & Tek
Telefonët e parë Nokia me Android mund t’i shohim në Mobile World Congress në Barcelonë në shkurt, dhe duket që është fjala për pajisje me çmime mesatare.
Siç është raportuar nga Phone Arena, telefonat e rinj do të vijnë me çmime më të ulëta për të fituar sa më shumë pjesë të tregut, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kompania Global HMD e cila qëndron pas ringjalljes së Nokia, kështu do të duhej të paraqesë një telefon, i cili tani është i njohur si D1C dhe do të vijë në dy versione. Më i shtrenjti, i cili do të jetë 200 dollarë, me një ekran 5.5-inë Full HD dhe një RAM prej 3 GB.
Versioni më i lirë do të ofrojë një ekran 5-inç me Full HD, 2 GB RAM dhe do të kushtojë 150 dollarë.
Ceken edhe kamerat prej 16 dhe 13 Megapixel me atë të përparme me 8 megapixel, procesori Snapdragon 430 (1.4 GHz), Adreno 505 graphics me 16 MB memorie të brendshme.
Të dyja duhet të ofrojnë Android 7 që nga fillimi.