Ky fermer bllokon çdo ditë trafikun me rosat e tij (Foto)

Një pamje të tillë në rrugët e qytetit tuaj ndoshta nuk mund ta shihni asnjëherë, por kjo është ajo çfarë një fermer bën çdo ditë në qytetin kinez Taizhou.

Fun

05/11/2016 20:54

Fermeri i nxjerr çdo ditë rosat e tij në një udhëtim për t’i dërguar në një fushë për të ngrënë, që është rreth një kilometër larg.

Ai krejt këtë udhëtim të tyre e bënë vetë, duke përdorur vetëm një shkop të gjatë për t’i udhëzuar rosat e tij që janë shumë në numër, transmeton Gazeta Express.

Rosat i kalojnë rrugët përplot trafik, duke i lënë këmbësorët dhe shoferët të mahnitur nga pamja. Çfarë është më interesantja, ky fermer i nxjerr rregullisht rosat e tij por nuk e ka humbur kurrë asnjë nga ato.

Sipas Metro-s, ky ritual nuk është i pazakonshëm në provincën Zhijeang të Kinës.