Ky është vendimi i plotë i gjykatës për të arrestuarit në skandalin milionësh në BKS
Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur sot masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër personave, nga gjithsej 39 të arrestuar, në kuadër të hetimeve për dyshime për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Në njoftimin e saj, Gjykata bën të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake, Fatmir Krasniqi, ka aprovuar kërkesën që në paraburgim…
Lajme
Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur sot masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër personave, nga gjithsej 39 të arrestuar, në kuadër të hetimeve për dyshime për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve.
Në njoftimin e saj, Gjykata bën të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake, Fatmir Krasniqi, ka aprovuar kërkesën që në paraburgim të dërgohen ish-drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, ish-drejtori i Financave, Valon Berisha, Florent Sylejmani dhe Yll Çollaku.
Sakaq, ndaj 35 të dyshuarve të tjerë, gjykata i ka caktuar masën e paraqitjes në stacion policor, si dhe masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.
Njëherësh Klan Kosova ka siguruar edhe vendimin e plotë:


































