Ky është vendi i parë në Evropë që hap dyert e stadiumeve të futbollit për tifozët

Polonia do të jetë vendi i parë në Evropë që do t’i lejojë tifozët në stadiumet e futbollit.

Sport

29/05/2020 12:56

Kryeministri i Polonisë ka konfirmuar se tifozët e futbollit do të lejohen në stadiume nga 19 qershori, por vetëm me 25 për qind të kapaciteteve.

Superliga e Polonisë është rikthyer, ndërsa nga 19 qershori dyert e stadiumeve do të hapen edhe për tifozët.

“Federata e Futbollit të Polonisë dhe Premierliga kanë zgjedhur 19 qershorin, kështu që do të jetë e mundur të përgatisin gjithçka sipas procedurave”, ka deklaruar Morawiecki, përcjell lajmi.net.

Një vend tjetër që ka vendosur t’i hap dyert e stadiumeve është Rusia, por ajo do ta bëjë nga 21 qershori./Lajmi.net/