Ky është urimi i Bleros për Adelina Tahirin

Këngëtarja nga Shkupi ka kohë se ka deklaruar se është e dashuruar, dhe se ka gjet të dashurinë, por pa bërë publike asgjë rreth figurës së tij.

ShowBiz

19/12/2017 13:51

Ajo ka thënë se ndjehet mirë më të, Adelina shpesh ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme ku ka treguar se po bën pushime tejet luksoze dhe dhurata me shuma marramendëse. Para dy dite ajo mori propozimin martese nga i dashuri, me një unaze diamanti, dhe pa dyshim që përgjigja e saj ishte po, e këtë pjesë ajo e ndau me të gjithë ndjekësit. Adelina mori urime dhe komente të shumta nga ndjekësit dhe kolegët. Njëri ndër ta ishte edhe Blero që e ka uruar me këto fjalë ‘Urime Adi’, shkruan kosovarja.Këngëtarja përndryshe po përballet me sulme të ndryshme rreth identitetit të fejuarit të saj i cili tashmë si duket u vërtetua se nuk është rusi që dje ky lajm mori dhënë. Por kjo gjë u mohua nga vetë këngëtarja se nuk është biznesmeni rus. Ai që i rrëmbeu zemrën është Serioza Markov me profesion avokat i cili thuhet se është avokati më i pasur në Maqedoni.