Ky është treni më i shpejtë në botë, ka shpejtësi marramendëse

Treni më i shpejtë në botë është vënë në shërbim në shtetin e Kinës pak muaj më parë.

Fun

09/12/2021 14:48

Ky tren përdor teknologjinë e levitacionit magnetik (MAGLEV) dhe mund të lëvizë me shpejtësi deri në 600 kilometra në orë, transmeton lajmi.net.

Forcat refuzuese magnetike të shinave dhe pjesa e poshtme e trenit e lejojnë atë të “notojë” praktikisht mbi shina, gjë që eliminon pothuajse plotësisht fërkimin. Kjo bën të mundur arritjen e shpejtësive shumë më të larta se trenat konvencionale.

Udhëtimi nga Pekini në Shangai me trenin e ri zgjat vetëm 2.5 orë, që është dy herë më i shkurtër se trenat e mëparshëm me shpejtësi të lartë.

Kina planifikon të rrjetëzojë vendin me trenat MAGLEV, me synimin për të shkurtuar kohën e udhëtimit midis qyteteve më të mëdha deri në tre orë. /Lajmi.net/

YouTube player