Ky është rrëfimi i pilotit amerikan se si i shpëtoi sulmit në operacionin ajror mbi Serbinë

Nënkolonel David Goldfein ka pilotuar avionin e tij luftarak F-16CJ mbi Serbinë me 2 maj 1999, në mënyrën që kishte qenë për muaj të tërë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kishin nisur luftën ajrore në mars kundër Sllobodan Millosheviçit dhe forcave të tij, pas një seri mizorish në Ballkan, dhe Goldfein ishte njëri nga shumë pilotët të dërguar për të goditur caqet e forcave serbe.

Bota

13/08/2015 12:14

Ajo natë ishte ndryshe. Pak para mesnate, Goldfein e gjeti vetën një klub të vogël të palakmueshëm: Ai u bë vetëm piloti i dytë amerikan në forcat aleate që u qëllua dhe u detyrua të lëshohet poshtë.

Një raketë tokë-ajër shpërtheu pranë barkut të avionit  të tij në një operacion afër qytetit të Beogradit, duke e detyruar atë ta lëshojë poshtë F-16Cj e tij dhe ta hap parashutën në dritë të hënës, shkruan The Washington Post, transmeton Klan Kosova.

Më shumë se 16 vjet më vonë, Goldfein ka lëvizur në karrierën e tij për t’u bërë oficeri numër dy i Forcave Ajrore. Ai u gradua gjeneral me katër yje dhe u bë zëvendës shef i  shërbimit nën gjeneralin Mark Welsh, javën e kaluar duke e zëvendësuar të pensionuarin Gen Larry O. Spencer

Goldfein ka shërbyer në një shumë llojshmëri të roleve  prestigjioze viteve të fundit, duke përfshirë edhe pozitën si drejtor i Komandës Qendrore të SHBA, i cili kryen operacionet ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme.

Por ai ende është i njohur për atë natë të egër në maj të vitit 1999, kur ai u hodh me parashutë në nj fushë të hapur në Kosovë dhe ishte shëruar nga një ekip shpëtimi të luftëtarëve.

Goldfein e ka rikthyer shumë herë incidentin, duke shprehur mirënjohjen për ekipin që ka shëruar atë.

Në një intervistë të vitit 2007 për El Paso Times, ai përshkroi si i ka parë armët kundër-ajrore duke e fokusuar avionin e tij, dhe ende vuan një plagë të vogël nga predha e rënë në dorën e tij para lëshimit me parashutë.

“Ky është rasti kur trajnimi juaj të hynë në punë” the Goldfein për gazetën.”Ishte një natë me hënë të plotë . Ju nuk dëshironi të shiheni shumë (në qiell) për një kohë të gjatë”, tha Goldfein./Klan Kosova.