Ky është numri i të prekurve nga skandali i Facebook-ut

Numri i të prekurve nga skandali i të dhënave të Facebook është jashtëzakonisht i madh.

Auto & Tek

05/04/2018 08:48

Facebook njofton tashmë se, pas rishikimit të problemeve për të cilat u akuzua, nga shpërndarja jo e duhur e të dhënave mund të jenë prekur plot 87 milionë përdorues.

Shifra e publikuar më parë, e përmendur nga informatori Christopher Wylie ishte në afro 50 mln përdorues të rrjetit social.

Veç kësaj, rrjeti social ka vënë re se disa prej të dhënave të keqpërdorura kanë të bëjnë me persona jashtë Shteteve të Bashkuara. /Lajmi.net/