Ky është ministri që do ta jap pagën për dënimin e Xhakës dhe Shaqirit

Dënimi mbi 25 mijë franga për Xhakën, Shaqirin e Lischteiner ka mobilizuar shqiptarët. Kjo pasi ata u dënuan për festimin me shqiponjë në ndeshjen ndaj Serbisë.

Lajme

25/06/2018 21:20

Duke marrë parasysh këtë shumë, ministri i Tregtisë, Bajram Hasani ka vendosur ta jap një pagë për këtë dënim.

Këtë ai e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social facebook.

Postimi i plotë:

Nuk paguhen me para emocionet që na i sollën Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër – Serbi.

Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruan nga vijnë.

Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndjehem i obliguar që një pagë timen ta ndajë për pagesën e kësaj gjobe.

Vazhdoni, djema e na bëni krenar!