Ky është Manchesteri i Van Gaalit

Louis van Gaal është duke punuar që ta ndërtojë një skuadër të fuqishme për sezonin e ardhshëm. Përmes një grafike, mund ta shihni se si mund të duket sezonin e ardhshëm Manchester Unitedi.

Sport

29/06/2014 17:05

Manchester Unitedi pritet të ketë pamje tjetër sezonin e ardhshëm, pasi dështoi totalisht në edicionin e fundit në Premierligë, ku përfundoi në pozitën e shtatë.

Arturo Vidal, Alexis Sanchez e Bruno Martins Indi pëlqehen nga trajneri i ri, Louis van Gaal.

Deri tash, United i kanë blerë Ander Herrera e Luke Shaw. Por, të shohim se si mund të duket sezonin e ardhshëm ekipi i “Djajve të Kuq”, me ndryshimet që pritet të bëhen këtë verë.