Ky është lajmi i fundit për Michael Schumacher

Ross Brawn, ish drejtor teknik në Ferrari dhe Mercedes, ka folur për shëndetin e Michael Schumacher.

Sport

04/11/2016 17:34

Ai duke dashur të mbajë të fshehtë gjendjen shëndetësore të shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, ka zbuluar gjëra të rëndësishme.

Duke folur për BBC, Brawn ka thënë se ka shenja shprese, që gjermani të shërohet, por se kjo i merr shumë kohë.

“Ka shenja të shpresës dhe për këtë lutemi çdo ditë. Është e vështirë për mua të them më shumë, e respektoj vendimin e familjes”, ka deklaruar Brawn, përcjell lajmi.net.

“Ka shumë thashetheme në lidhje me shëndetin e Michael”, ka shtuar ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.