Ky është komenti që i la Elita burrit të saj pranë fotos ku kujdeset për djalin 

Elita Rudi dhe Gjiko po e shijojnë çdo moment me djalin.

ShowBiz

26/02/2019 16:20

Reperi Gjiko është një baba tejet i përkushtuar dhe këtë e dëshmoj pranë postimit të një fotografie në Instagram, shkruan lajmi.net.

“Motivi i jetës tem”, kishte shkruar Gjiko pranë një fotografie ku shihet duke u kujdesur për djalin e tij, Zërin dhe në mesin e shumë komenteve nuk ka munguar edhe ai i bashkëshortes, Elita Rudi.

“Faleminderit burri jem që më zëvendëson në ora 5 të mëngjesit kur une skam fuqi më. Ju dua”, i ka shkruar ajo pranë fotos.

Ndryshe çifti u bënë prindër për herë të parë dhe djalit ia kanë vënë emrin Zëri./Lajmi.net/