Ky është i riu që dyshohet se ra nga kati i 13-të i hotelit “Grand” në Prishtinë
Një 25 vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e hotelit Grand në rrethana ende të pasqaruara. Rasti u konfirmua për lajmi.net, nga Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, ku tha se aktualisht po punohet për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. “Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi”…

Lajme
Një 25 vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e hotelit Grand në rrethana ende të pasqaruara.
Rasti u konfirmua për lajmi.net, nga Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, ku tha se aktualisht po punohet për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin.
“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti . Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.
Lajmi.net ka siguruar edhe fotografinë e 25-vjeçarit Rien Bytyçi që tashmë me rastin tragjik po merret edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka thënë se prokurori kujdestar ka dal në vendin e ngjarjes dhe se rasti është hapur si “Hetim mbi vdekjen”.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka dal në vendin e ngjarjes gjatë të cilit ka humbur jetën një person i moshës 24 vjeçar, ku prokurori i shtetit hapur rastin ‘Hetim mbi vdekjen’. Po ashtu prokurori i çështjes ka autorizuar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, ka thënë Shala.
Po ashtu lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes janë parë forca të shtuara të rendit dhe të forenzikës të cilët e kanë larguar trupin e viktimës. /Lajmi.net/