Ky është goli që VAR ia anuloi Man Cityt në minutën e 93’

Manchester City edhe pse e fitoi 4:3 ndeshjen e kthimit çerekfinale kundër Tottenham Hotspur, nuk ka arritur të kalojë tutje në Ligën e Kampionëve, falë rezultatit të përgjithshëm.

Sport

17/04/2019 23:15

Fitorja 1:0 në ndeshjen e parë, ka dalë të jetë vendimtare për skuadrën e Mauricio Pochettinos, që ka zënë një vend në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Sfida e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’ ishte emocionuese për 90 minuta.

Por, fundi i saj doli të jetë edhe dramatik, me Manchestr Cityin që shënoi gol në minutën e 93’.

Ky gol që ka mundur ta dërgojë Manchester Cityn në gjysmëfinale, u anulua nga VAR, shkaku i pozicionit jashtë loje të sulmuesit Sergio Aguro.

Këtë moment që drithëroi tifozët e futbollit mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/

https://twitter.com/FirasElEchi10/status/1118622154944339968