Ky është ‘emoji’ më i përdorur gjatë vitit 2021 në rrjete sociale

Mediat amerikane kanë zbuluar emojin që është përdorur më shumë gjatë këtij viti.

Fun

07/12/2021 18:42

Emoji ku janë buzëqeshjet me dy lot dhe një buzëqeshje të gjerë janë më të përdorurat këtë vit, transmeton lajmi.net.

Sipas New York Times, pandemia preku të gjitha aspektet e jetës, nga moda te ushqimi, por një gjë mbeti e njëjtë – figurat që dërgojmë në rrjete sociale.

Figura ‘Red Heart’ ishte në vendin e dytë, ndërsa numri një nuk i befasoi ekspertët.

“Shumë njerëz mund të identifikohen me këtë emoji, edhe nëse statistikat nuk duken saktësisht të njëjta, tha Alexander Robertson, një studiues në Google.

Varësisht nga rrjetet sociale, dallon edhe emoji i preferuar, pasi në Twitter emoji për të qarë zë vendin e parë. /Lajmi.net/