Ky është autobusi i hapur me të cilin do të parakalojë në sheshet e Prishtinës Majlinda Kelmendi (FOTO)

16:40 | 14 Gusht 2016

Zv/kryeministri i Maqedonisë Festim Halili ka siguruar sërish autobusin e hapur për Majlinda Kelmendin. Me këtë autobus Majlinda Kelmendi do të ec nga aeroporti deri në Prishtinë e më pastaj do të shkojë edhe në vendlindjes e saj në Pejë.

Zv/kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë Festim Halili gjithashtu këtë autobus e siguroi edhe për kombëtaren shqiptare.

Zv/kryeministri Festim Halili njihet si tifoz i madh i sportit e veçanërisht i  kombëtares shqiptare duke qenë i pranishëm gati në të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar kombëtarja si vendase, njofton Tetovasot.

Ndryshe Xhudistja Majlinda Kelmendi këtë vit bëri historinë.  Majlinda i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës. Ajo në finale ishte si eksploziv kundër italianes, Odette Giuffrida.

Mbetet të shihet se si do të dekorohet autobusi që do të bartë heroinën e Kosovës nga aeroporti deri në Prishtinë.