Ky është aeroporti më i mirë në botë

Shumë njerëz janë dakord se aeroportet janë ndoshta pjesa më e vështirë e secilit udhëtim.

Auto & Tek

28/08/2018 15:22

Megjithatë, ekziston një aeroport që jua garanton udhëtimin tuaj më të mirë – është kurorëzuar edhe si aeroporti më i mirë në botë.

Këtë vit, Aeroporti i Singaporit, Changi fitoi çmimin “Aeroporti më i mirë në botë” dhe këtë për herë të gjashtë rresht.

Në këtë aeroport nuk mungon kinemaja, pishina, jacuzzi, lojërat e ndryshme dhe kopshtet e mahnitshme rreth tij.

Udhëtarët e vlerësojnë gjithashtu përkushtimin e aeroportit për pastërtinë, efikasitetin dhe shërbimin ndaj klientëve.