Ky është 55-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Mitrovicë
Hysen Oshlani është 55-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Mitrovicë të Jugut. Familjarë të të ndjerit kanë njoftuar se lidhur me varrimin e tij, të gjitha detajet do të bëhen të ditura me kohë. Rastin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Si pasojë e…

Lajme
Hysen Oshlani është 55-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Mitrovicë të Jugut.
Familjarë të të ndjerit kanë njoftuar se lidhur me varrimin e tij, të gjitha detajet do të bëhen të ditura me kohë.
Rastin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën viktima m/k/sh, rreth 55-vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona të tjerë”, kishte thënë Zahiti.
Ndërsa bazuar në informacionet e organeve të rendit, një nga katër të lënduarit është arrestuar pas trajtimit mjekësor.