Ky emër i madh është i vetmi futbollist i gatshëm të largohet nga Real Madrid

James Rodriguez është i vetmi futbollist i gatshëm të largohet nga Real Madrid.

Sport

18/08/2020 08:51

Real Madrid dëshiron të freskojë sulmin për sezonin e ri.

Mirëpo, mes James, Gareth Bale, Mariano dhe Luka Jovic – pa llogaritur Karim Benzeman si sulmues kryesor – vetëm njëri prej tyre është i gatshëm të largohet nga klubi, raportojnë mediat spanjolle, transmeton lajmi.net.

James është i vetmi sulmues i Los Blancos i cili është i gatshëm të ndryshojë mjedis, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ylli kolumbian ka kaluar një stinor të vështirë me hapësirë të kufizuar për lojë te skuadra e trajnerit Zinedine Zidane.

Menaxheri i tij, Jorge Mendes ka filluar kërkimin për një ekip të ri duke qenë se Real Madrid nuk planifikon sezonin e ri me Jamesin si pjesë e skuadrës. /Lajmi.net/