Ky avion do të mund të fluturojë nga Nju Jorku për në Londër për vetëm një orë

Dizajni i një pasardhësi të Concorde është patentuar nga Airbus.

Auto & Tek

13/10/2015 18:30

Një dizajn nga Airbus – që është një pasardhës i avionit Concorde – do të fluturojë aq shpejtë sa që do t’i dërgojë pasagjerët nga Londra për në Nju Jork për vetëm një orë.

Concorde 2 do të lansohej vertikalisht dhe do të fluturonte me një shpejtësi prej 5,512kmh, transmeton lajmi.net.

I përshkruar si ‘avioni më i shpejtë në botë’, avioni do të përbëhej nga tre motorë të ndryshëm, secili me karburant të formave të ndryshme të hidrogjenit.

Dizajni, i bazuar në patentën e fituar nga Airbus në korrik, e bënë avionin të duket një avion sci-fi. Por, forma e tij do ta bëjë atë që të jetë më i qetë gjatë udhëtimit, duke shkurtuar kështu zhurmën që e lëshon ai.

Aeroplani jo vetëm që do t’i shkurtonte rrugët në Atlantik, ai gjithashtu do të mund t’i dërgonte njerëzit nga LA për në Tokio për vetëm tri orë. ]

Airbus thotë se aeroplani do të mund të përdoret edhe për qëllime ushtarake, si për t’i transportuar ushtarët në vende të ndryshme me një shpejtësi të madhe, duke krijuar kështu një reagim të shpejtë ushtarak kudo në botë. (lajmi.net)