Kuzhinieri robot: Mëson të gatuaj vetëm duke shikuar video në YouTube

Një ekip i studiuesve amerikanë dhe australianë pohojnë se kanë krijuar algoritme që u mundësojnë robotëve për të mësuar aftësi operacionale duke i shikuar aktivitetet njerëzore. Ata i "mësojnë” robotët e tyre për të gatuar duke u treguar disa video në YouTube.

Bota

04/01/2015 18:29

Hulumtuesit nga Universiteti i Maryland dhe qendra kërkimore NICTA në Australi kanë arritur të “edukojnë” robot e tyre duke përdorur të ashtuquajturën metodë “të mësuarit të thellë” të trajnimit të inteligjencës artificiale. 

Kjo metodë nënkupton që një robot merr informacione të mëdha përmes një numri fijeve artificiale nervore artificiale, duke ua bërë të mundur të njohin audio, video dhe imazhe, ose inputeve të tjera të informacionit, pastaj i përmbledhin të dhënat, dhe veprojnë në përputhje me përvojën e fituar, transmeton lajmi.net. 

Kjo do të thotë se robotët mund të analizojnë dhe të mësojnë se si të merren me instrumente dhe mjete.

Robotët modernë në këtë mënyrë do të mund të “mësojnë” mekanikisht për të kryer operacione të caktuara, p.sh. si pikturimi i një automjeti, etj..

Shkencëtarët pohojnë se këta robotë, janë trajnuar të gatuajnë, duke përdorur 88 video ku njerëzit gatuajn, të marra në internet. Pasi robotët kanë analizuar videot, ishin në gjendje të gjenerojnë komandat e nevojshme, duke fituar aftësi gatimi. (lajmi.net)