Kuvendi ndryshon datën në njoftimin për zgjedhjen e Presidentes, nga 6 në 7 tetor

Kuvendi i Kosovës ka ndryshuar datën në njoftimin zyrtar për zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës Presidente të Republikës së Kosovës. Në versionin e parë të njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, data ishte shënuar 6 tetor 2026. Ndërkohë, në versionin që aktualisht figuron në faqen zyrtare të Kuvendit, data është ndryshuar në 7…

Lajme

07/10/2026 13:52

Kuvendi i Kosovës ka ndryshuar datën në njoftimin zyrtar për zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës Presidente të Republikës së Kosovës.

Në versionin e parë të njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, data ishte shënuar 6 tetor 2026.

Ndërkohë, në versionin që aktualisht figuron në faqen zyrtare të Kuvendit, data është ndryshuar në 7 tetor 2026.

Njoftimi i referohet seancës së jashtëzakonshme në të cilën Kuvendi miratoi edhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ndërsa më pas procedoi me zgjedhjen e Presidentes së Republikës.

Sipas njoftimit aktual të Kuvendit, Justina Shiroka Pula u zgjodh Presidente me 81 vota për, ndërsa kandidatja tjetër, Eliza Hoxha, mori një votë. Dy fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Pas zgjedhjes, Shiroka Pula bëri betimin kushtetues dhe në fjalimin e saj deklaroi se do të jetë Presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës. /Lajmi.net/