“Ky është ai djali shqiptar, gjithmonë vjen nga mbrapa”, reagimi i kryeministrit belg pasi Edi Rama e përqafon befasisht

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr vëmendjen me një veprim të papritur gjatë një takimi ndërkombëtar në Berlin, ku ka përqafuar nga pas homologun e tij belg, Bart De Wever, teksa ky i fundit po mbante një fjalim. Momenti është regjistruar gjatë takimit të liderëve të Koalicionit të Vullnetmirëve, një nismë ndërkombëtare që synon…

Lajme

19/11/2026 23:03

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr vëmendjen me një veprim të papritur gjatë një takimi ndërkombëtar në Berlin, ku ka përqafuar nga pas homologun e tij belg, Bart De Wever, teksa ky i fundit po mbante një fjalim.

Momenti është regjistruar gjatë takimit të liderëve të Koalicionit të Vullnetmirëve, një nismë ndërkombëtare që synon forcimin e mbështetjes për Ukrainën.

Teksa kryeministri belg po u drejtohej të pranishmëve, Rama i është afruar nga pas dhe e ka përqafuar, duke krijuar një moment të pazakontë në një aktivitet të nivelit të lartë diplomatik.