Kuvendi i Suharekës me seancë të jashtëzakonshme për vjedhjet

Kuvendi Komunal në Suharekë është duke mbajt seancë të jashtëzakonshme lidhur me vjedhjet e fundit që kanë ndodhur në këtë territor.

Lajme

22/05/2019 14:11

Kërkesën për këtë pikë të rendit të ditës e ka iniciuar PDK, kjo u votua unanimisht nga të gjithë asambleistët.

Shefi i grupit të asamblesitëve të PDK-së, Jeton Rakaqi, gjatë fjalimit të tij në këtë seancë tha se qytetarët ndjehen të rrezikuar nga vjedhjet që janë duke ndodhur.

Në këtë senancë është i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, që thotë se kjo situatë është shqetësuese për qytetarët, ai tha se si Komunë do të ofrojnë ndihmën që u takon.