Kuvendi i ri mund të shpërndahet pas seancës së parë

Ende pa ardhur në rend çështja e Qeverisë, kuvendi mund të has në bllokadë qysh në pikën e zgjedhjes së kryetarit.

Lajme

12/06/2014 09:05

Këtë post e synon PDK si fituese e zgjedhjeve, por edhe blloku LDK, AAK e Nisma që tani e konsiderojnë veten si shumicë e Kuvendit, shkruan “Tribuna”.

Çështja mund t’i shkojë Kushtetueses në momentin kur blloku LDK, AAK e Nisma ta zgjedhin Kuvendin e ri.

Pas certifikimit të rezultatit brenda afatit prej një muaji, presidentja Atifete Jahjaga pritet që ta thërrasë seancën e parë konstituive. Mirëpo ajo mund të jetë edhe seanca e fundit e kësaj përbërjeje.

Partia Demokratike e Kosovës si fituese e zgjedhjeve, pretendon se posti i kryetarit të kuvendit i takon asaj. Por, me marrëveshjen  e LDK-së, AAK-së dhe partisë Nisma, parashihet që ky post t’i takojë LDK-së edeh atë kryetarit të saj, Isa Mustafa, shkruan “Tribuna”.