Kuvendi i Kosovës miraton përbërjen e 16 komisioneve parlamentare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot përbërjen e 16 komisioneve parlamentare, duke mundësuar funksionimin e tyre në legjislaturën e re. Në votim morën pjesë 101 deputetë: 100 votuan për, 1 kundër dhe nuk pati abstenime. Nga komisionet, 9 do t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, 3 Partisë Demokratike të Kosovës, 2 Lidhjes Demokratike të Kosovës, 1 Listës…

Lajme

12/02/2026 21:15

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot përbërjen e 16 komisioneve parlamentare, duke mundësuar funksionimin e tyre në legjislaturën e re.

Në votim morën pjesë 101 deputetë: 100 votuan për, 1 kundër dhe nuk pati abstenime.

Nga komisionet, 9 do t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, 3 Partisë Demokratike të Kosovës, 2 Lidhjes Demokratike të Kosovës, 1 Listës Serbe dhe 1 Grupit Parlamentar Multietnik.

“Kuvendi miratoi përbërjen e 16 komisioneve parlamentare për legjislaturën e 10-të të Kuvendit të Kosovës”, deklaroi Haki Haxhiu, duke mbyllur punimet e seancës.