Kushtrim Sheremeti jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës
Më 31 dhjetor 2025, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nxori tre vendime që ndryshuan udhëheqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK). Komisioni Disiplinor pezulloi Kushtrim Sheremetin nga pozita e drejtorit të përgjithshëm, po të njëjtën gjë bëri edhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë. Në të njëjtën ditë, udhëheqësja teknike e TKK-së, Rrezarta Basha, u…
ShowBiz
Më 31 dhjetor 2025, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nxori tre vendime që ndryshuan udhëheqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK).
Komisioni Disiplinor pezulloi Kushtrim Sheremetin nga pozita e drejtorit të përgjithshëm, po të njëjtën gjë bëri edhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë.
Në të njëjtën ditë, udhëheqësja teknike e TKK-së, Rrezarta Basha, u emërua ushtruese e detyrës së drejtorit.
Po atë ditë, Sheremeti dorëzoi zyrtarisht dorëheqjen, të cilën e kishte paralajmëruar katër ditë më parë.
Vendimi për pezullim u nxor pas kërkesës së Këshillit Drejtues të TKK-së për iniciimin e procedurës disiplinore ndaj Sheremetit, me argumentimin e keqmenaxhimit të institucionit.
Komisioni Disiplinor konstatoi se ekzistonte bazë për pezullim të përkohshëm deri në marrjen e vendimit përfundimtar. Në përgjigje të këtij procesi, Sheremeti dorëzoi letrën e dorëheqjes dhe njoftoi kolegët për vendimin e tij.
Sheremeti, i cili kishte nisur mandatin katërvjeçar në shkurt të vitit 2022, tha se vendimi për t’u tërhequr ishte personal dhe i mirë-menduar.