Kushtetuesja ka pranuar kërkesën e Haxhiut për sqarime lidhur me kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të hënën, më 5 tetor, kërkesën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për sqarime shtesë lidhur me ushtrimin e kompetencave presidenciale pas përfundimit të mandatit gjashëmujor. Kërkesa e Haxhiut është parashtruar në rast se Kuvendit nuk arrin të zgjedh presidentin e ri teksa kujtojmë se ende nuk ka ndonjë…

Lajme

06/10/2026 16:42

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të hënën, më 5 tetor, kërkesën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për sqarime shtesë lidhur me ushtrimin e kompetencave presidenciale pas përfundimit të mandatit gjashëmujor.

Kërkesa e Haxhiut është parashtruar në rast se Kuvendit nuk arrin të zgjedh presidentin e ri teksa kujtojmë se ende nuk ka ndonjë zhvillim në këtë aspekt teksa afati përfundon sot në ora 00:00, njofton Dukagjini.

“Ju konfirmojmë që, kjo kërkesë është parashtruar gjatë ditës së djeshme, më 5 tetor 2026” thuhet në përgjigjen e Kushtetueses.

Po ashtu, Haxhiu po kërkon nga Kushtetuesja të përcaktojë se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e nevojshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, nëse presidenti i ri nuk zgjidhet.